Lajme

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Një grua rreth 69-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda të marra në aksidentin që ndodhi të shtunën në Autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin e ka konfirmuar për teve1.info drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, i cili bëri të ditur se viktima kishte pësuar politrauma të rënda dhe, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Sipas Sylës, në gjendje të rëndë shëndetësore vazhdon të jetë bashkëshorti i saj, i cili po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Autoritetet janë duke hetuar rrethanat e aksidentit që rezultoi fatal për gruan dhe la të plagosur rëndë bashkëshortin e saj.

Të Ngjashme