Ka vdekur 26-vjeçari i dyshuar për rastin e vrasjes së gruas në fshatin Kërvasari të Malishevës më 23 gusht
Ai ishte plagosur rëndë në ditën kur dyshohet se ka vrarë gruan, dhe ka vdekur sot në orët e pasdites.
Lajmin e ka konfirmuar Sheremet Elezaj nga Policia e Kosovës në Gjakovë.
“I dyshuari në rastin e veprës penale “Vrasje e rëndë”, e cila ka ndodhur më datë 23.08.2026, në fshatin Kërvasari, Komuna e Malishevës, sot, më 27.08.2026, rreth orës 17:15, ka ndërruar jetë. Procedurat hetimore lidhur me rastin janë duke vazhduar në koordinim me prokurorin kompetent”, ka njoftuar ai për teve1.info.
Vrasja e shtatzënës në Malishevë, i dyshuar bashkëshorti- detaje nga rasti
