Lajme

Vdes ish-ushtari i UÇK-së Xhemë Rexhepi, Lushtaku: Humbje e madhe për vendin

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhemë Rexhepi.

Lushtaku e përshkroi Rexhepin si një luftëtar të përkushtuar, i cili kishte marrë pjesë në tri luftëra dhe për vite me radhë kishte jetuar me pasoja të rënda shëndetësore si invalid lufte. Ai theksoi se, pavarësisht sfidave, Rexhepi kishte ruajtur forcën dhe dinjitetin, duke mbetur shembull i qëndrueshmërisë dhe bindjes.

Lushtaku kujtoi edhe takimin e fundit me të ndjerin, duke treguar se pak javë më parë kishin qenë bashkë për ditëlindjen e tij, pa e ditur se do të ishte hera e fundit që do të shiheshin.

Ai e cilësoi ndarjen e tij nga jeta si humbje të madhe për bashkëluftëtarët dhe për vendin, duke vlerësuar kontributin e Rexhepit në rrugën drejt lirisë së Kosovës.

Lushtaku u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur, duke theksuar se vepra dhe sakrifica e tij do të kujtohen përherë.

Të Ngjashme