Lajme

​Vdiq luftëtari i tri luftërave çlirimtare, Xhemë Rexhepi

Sot, ka ndërruar jetë veterani i luftës çlirimtare, Xhemë Rexhepit, një njeri që jetën ia kushtoi atdheut për çlirim.

Për vdekjen e tij veteranit Xhemë Rexhepi kanë njoftuar të afërm, miq dhe bashkëluftëtarë të të ndjerit.

Vështirësitë për veteranin e tri luftërave, filluan kur si pasojë e një aksidenti në punë mbeti pa këmbë.

Xhema ishte ndër ata njerëz të rrallë që sakrificën për vendin e bëri në heshtje, pa kërkuar lavdi apo privilegje.

Ndarja e tij nga jeta lë pas dhimbje dhe respekt të madh për figurën dhe kontributin që dha për atdhenun.

Rexhepi ishte i lindur në fshatin Zhiti të Komunës së Vitisë. 

Të Ngjashme