Futbollisti i njohur shqiptar, Vedat Muriqi, ka ndarë me ndjekësit një moment të ëmbël nga përditshmëria e tij. Ai është shfaqur krah bashkëshortes së tij, teksa po shijonin një kafe së bashku.
Në fotografinë e publikuar, çifti duket i buzëqeshur dhe shumë i afërt, duke treguar se pavarësisht angazhimeve të shumta, gjejnë gjithmonë kohë për njëri-tjetrin, shkruan Kosovarja.
Vedat Muriqi vazhdon të jetë një nga sportistët më të dashur për publikun shqiptar, ndërsa momentet familjare që ndan në rrjetet sociale marrin gjithmonë vëmendje të madhe nga ndjekësit.
