Pas ngjarjeve të rënda të ndodhura një natë më parë në Primen e spektaklit Ferma VIP, ku fermerja Fabjola Elezaj përdori një gjuhë aspak të përshtatshme ndaj moderatores Arbana Osmani, si dhe për sjelljen e saj ndaj fermerit Dj Bujaka, brenda në Fermë ka mbërritur një zarf.
Në zarf është vendimi i Agait, i cili anulon televotimin e një nate më parë, duke hapur një televotim të ri.
A duhet të vijojë të qendrojë Fabjola Elezaj në Ferma VIP?
Kjo është pyetja që AGAI i ka drejtuar publikut shqiptar, të cilët kanë ndjekur çdo detaj të spektaklit.
