![](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/12/vesa-vllasaliu-thote-se-nuk-eshte-penduar-per-deklaratat-qe-beri-per-ish-te-fejuarin-dhe-familjen-e-tij_656d7d692221b.png?resize=850%2C532&ssl=1)
Vesa Vllasaliu ka pak kohë që është larguar nga Big Brother VIP Kosova 2.
Ish-banorja bëri disa rrëfime tronditëse në lidhje me ish-partnerin e saj, futbollistin Mërgim Berisha.
Ajo në këtë mes ndau edhe disa detaje se si shoqja e ngushtë ia mori burrin, ndërkohë që dinte gjithçka për marrëdhënien e saj, madje e kishte caktuar ditën e dasmës.
E pyetur në “Big Talk” nëse është pishman për deklaratat që bëri në BBVK, ajo ishte e prerë në përgjigje.
“Aspak” u shpreh Vllasaliu.
Vesa gjithashtu tha se nuk është pishman edhe për përfshirjen e personave të tjerë, siç e përmendi të vëllanë e Mërgimit.
E njëjta tha që vëllai i tij i kishte shkruar dhe se e ka tradhtuar bashkëshorten e tij.
Vesa mes tjerash theksoi se do t’i lë anash të gjitha këto, për të vazhduar jetën e planet që ka.