Lajme

Vetëdorëzohet në Polici i dyshuari për plagosjen e javës së kaluar në Prishtinë

I dyshuari për rastin e tentim vrasjes që ndodhi më 16 qershor në Prishtinë është vetëdorëzuar në Polici dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se i dyshuari është paraqitur në stacion policor gjatë ditës së hënë.

“Lidhur me rastin ‘Tentim vrasje’, i cili kishte ndodhur më 16.06.2026 në Prishtinë, personi i dyshuar gjatë ditës së djeshme është paraqitur në stacion policor. Pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme dhe në koordinim me prokurorin e shtetit, i njëjti është ndaluar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka deklaruar Pllana.

Ndryshe, rasti kishte ndodhur mbrëmjen e 16 qershorit në rrugën Feriz Guri në Prishtinë, ku një person mbeti i plagosur dhe u dërgua për trajtim mjekësor./teve1.info/

Të Ngjashme