LifeStyle

Vetitë kuruese të çajit me bishtat e qershive, sëmundjet që lufton

Qershia, fruti i qershorit dhe i verës e pasur me shumë vlera ushqyese duke nisur që nga bishtat e deri te lëkura. Ky frut i kuq përmban vitamina të shumta, është e pasur në fibra, flavanoide e antiksidante që mbrojnë trupin nga radikalet e lira.

Ndonëse në të shumtën e rasteve, prej qershive hamë vetëm tulin e lëngshëm e të shijshëm nuk do të thotë që bishtat duhet t’i hedhim në koshin e mbeturinave.

Nëse më parë ju kemi thënë që kivi mund të hahet me lëkurë, lëkura e bananes mund të përdoret për bukurinë e lëkurës, sot do të ndajëme me ju çajin që përgatitet me bishtat e qershive që kuron sëmundjet e traktit urinar e jo vetëm.

Bishtat e qershisë kanë veti diuretike dhe çaji i përgatitur nga kët të fundit parandalon krijimin e gurëve apo kristaleve në veshka.

Ajo që duhet të bëni është vetëm të ruani bishtat e qershive dhe t’i vloni në një tenxhere ku keni hedhur një gotë ujë. Këtë çaj mund ta pini edhe të ftohtë 2 3 herë gjatë ditës për aq kohë sa të ndiheni më mirë.