ShowBizzz

VIDEO/ Bes Kallaku uron vajzën Ajka në 8-vjetorin e lindjes: Qofsh e lumtur, babi të do pafund

Aktori dhe humoristi Bes Kallaku ka ndarë një urim të veçantë për vajzën e tij, Ajka, me rastin e 8-vjetorit të lindjes. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kallaku i ka dedikuar të bijës fjalë të ndjera, duke i uruar një jetë të mbushur me dije, dashuri dhe vlera.

“Babi ty të uron në jetë dëshirën për dije, dashuri dhe virtytin më të bukur që mund të ketë një njeri, mirënjohjen. Qofsh e lumtur!”, ka shkruar Bes Kallaku.

Të lidhura

None found

Në mesazhin e tij, humoristi është shprehur se përpara se të ishte artist, mbi të gjitha ka qenë një njeri i mirë, duke i përcjellë vajzës së tij rëndësinë e vlerave njerëzore.

Urimi i Bes Kallakut për 8-vjetorin e Ajkës ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë komentuar me urime për vogëlushen dhe familjen e tij.

Të Ngjashme