Shorti i “Euro 2024” u bë ngjarja më e fundit live që u ndërpre nga disa audio të një filmi pornografik që u dëgjuan në sallë gjatë ceremonisë. Për disa orë në vazhdim ngjarja mbeti pa autor, derisa një person i quajtur Dan Jarvis ka marrë përsipër autorësinë e “shakasë”.
[NSFW] Porn audio being played at #EURO2024 draw. It kept repeating many times lmao pic.twitter.com/TBBK5LO9jj
— BarçaSnacks (@BarcaSnacks) December 2, 2023
Jarvis ka publikuar një video në rrjetin social “X”, ku merr përsipër autorësinë e vendosjes në sfond të audios pornografike.
I njohur si ‘Jarvo69’, mori përgjegjësinë për shakanë ‘pa kripë’, duke pretenduar në një transmetim të drejtpërdrejtë se gjithçka ishte një rreng i tyre:
“Ne ja dolëm, arritëm ta bënim këtë. Zhurmat e seksit në shortin e Euro 2024. Ju dua djema.”
Pranking UEFA euro 2024 Draw with sex noise https://t.co/zAo3Q1vQmk
— Jarvo69 (Daniel Jarvis) (@BMWjarvo) December 2, 2023