Bota

Video/ T’i futësh mobiljet e reja nga dera e t’i fluturosh nga dritarja, krim dhe rrezik! Rasti i Durrësit që po hetohet

Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, ka bërë publik një krim ndaj hapësirës mjedisore në rrjetet sociale, ku persona hedhin mobiljet nga ballkoni i pallatit pa marrë parasysh rreziqet që mund t’i shkaktojnë njerëzve dhe mjedisit. Rasti është denoncuar nga disa qytetarë në qytetin e Durrësit dhe Policia ka vendosur para ligjit përgjegjësit.

“Tmerr o tmerr😱
Turp e kaluar turpit 😡😤
Ndërrojnë mobiljet, të rejat i fusin nga dera ndërsa të vjetrat i fluturojnë si pa të keq nga maja e pallatit! Zhurmë, pisllëk e mbi të gjitha rrezik 🤢
🤦🏻‍♀️ Po pse more e kemi kaq inat hapësirën publike?!

Faleminderit banorëve të Durrësit që denoncuan, Policisë së Shtetit për reagimin e menjëhershëm duke çuar para ligjit përgjegjësit dhe Bashkisë së Durrësit që i gjobiti menjëherë. Ky është koordinimi që duhet 🤚🏻 për t’i bërë ballë këtyre situatave dhe LUTEM denonconi çdo rast ku cenohet natyra e qetësia e përbashkët sepse janë krim mjedisor!”, shkruan Kumbaro në Instagram.

TS Poll - Loading poll ...



/tiranapost