Komunikimet e vartësve të Ballukut, dëshmojnë se ato ishin në dijeni të plotë dhe me detaje të faktit që shefja e tyre posedonte një vilë në Dhërmi. Viola Haxhiademi, drejtoreshë e Departamentit Administrativ në Albcontrol, një emër që e ka shoqëruar Ballukun dhe kur ajo u bë pjesë e qeverisë, e dëshmon qartë në një komunikim me motrën e saj Dorela, se vila e Belës do të jetë ngjitur me atë të familjes së saj
Në datën 13.02.2018, në orën 20:27, nga adresa e postës elektronike [email protected], dërgohet email në drejtim të postës elektronike “[email protected]”. Email-i ka përmbajtjen:
“Zemër, Po të dërgoj fotot e Belës që të kuptosh në ç’fazë është shtëpia. Të kam dërguar dhe planin e projektit për te parë për cilën bëhet fjalë.
Bela ka f5 ndërsa ne kemi f6. Po të shikosh në foton që kam bërë më afër me vilat ka vizatuar dhe ku do bëhet pishina. Më pëlqen shumë. Puuuuссссс”.
Mesazhi është gati një vit përpara se e ëma e Viola Haxhiademit, Eleni, të firmosë kontratën e porosisë për Vilën F5, më 24 Janar 2019. Ndërkohë që për vilën tjetër F6, e cila sipas SPAK, posedohet nga Balluku, kontrata e porosisë ishte bërë nga Igli Tare më 5 dhjetor 2018. Ky është dhe muaji i përcaktuar për përfundimin e punimeve.
Sipas dosjes, çmimi i vilës është 145 mijë euro, por Tare rezulton të ketë paguar vetëm 70 mijë më 17 dhjetor 2012. “Pjesa tjetër prej 75 mijë eurosh nuk është paguar ende”, thotë SPAK.
