Lajme

Virusi i Nilit përhapet ‘fuqishëm’ në rajon/ Maqedonia e Veriut regjistron viktimën e dytë, Greqia numëron…

Ethet e Nilit Perëndimor po përhapen me shpejtësi në rajon, me Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë që raportojnë rritje të rasteve dhe viktimave gjatë ditëve të fundit.

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar viktima e dytë nga virusi. Një 72-vjeçar, i cili po trajtohej në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup, ka humbur jetën pas infektimit nga pickimi i një mushkonje. Sipas mjekëve, pacienti vuante edhe nga sëmundje shoqëruese. Pak ditë më parë kishte ndërruar jetë edhe një 83-vjeçar.

Aktualisht, në Klinikën Infektive në Shkup ndodhen të shtruar 19 pacientë me ethe të Nilit Perëndimor, të gjithë mbi moshën 60 vjeç. Të gjitha rastet janë konfirmuar me analiza laboratorike.

Gjatë kësaj jave janë regjistruar edhe shtatë raste të reja, të gjitha në Shkup. Dy raste janë raportuar në komunat Kisella Vodë dhe Gazi Babë, ndërsa nga një rast në Ilinden, Butel dhe Aerodrom.

NEWS  FOTO/ Reagimi i Vesa Lumës pas largimit të Stenaldo nga BBV: Nuk jemi ende gati si shoqëriVirusi i Nilit Perëndimor transmetohet te njerëzit përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. Rrezikun më të madh për komplikacione e kanë personat mbi 60 vjeç, ata me sistem imunitar të dobësuar dhe pacientët me sëmundje kronike. Për këtë virus nuk ekziston një trajtim specifik antiviral dhe mjekimi fokusohet në lehtësimin e simptomave, ndërsa rastet e rënda kërkojnë shtrim në spital.

Situata paraqitet edhe më e rënduar në Greqi. Sipas Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik (EODY), deri më 12 gusht janë konfirmuar 110 raste të virusit të Nilit Perëndimor dhe 9 viktima. Vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar 45 raste të reja, numri më i lartë javor që nga fillimi i sezonit të transmetimit.

NEWS  Djali i kishte ikur në Greqi për punë sezonale, 55-vjeçarja në Maliq ndërron jetë në banesë, gjendet pas disa ditësh nga vajzaNga 110 rastet e konfirmuara në Greqi, 81 kanë zhvilluar forma të rënda neurologjike, si encefalit, meningjit ose meningoencefalit, ndërsa 29 pacientë kanë pasur simptoma më të lehta ose pa përfshirje të sistemit nervor qendror.

Aktualisht, 35 pacientë mbeten të shtruar në spitale, 16 prej tyre në njësitë e terapisë intensive. Deri tani, 61 persona janë larguar nga spitali pas trajtimit, ndërsa pesë të infektuar nuk kanë pasur nevojë për shtrim.

Autoritetet greke theksojnë se të nëntë viktimat ishin mbi moshën 65 vjeç, me moshë mesatare 82 vjeç. Ekspertët paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet, pasi kulmi i sezonit të transmetimit pritet pas tre deri në katër javësh.

Sipas epidemiologes Theodora Psaltopoulou, numri i viktimave të regjistruara deri tani është arritur shumë më herët se vitin e kaluar. Në të gjithë sezonin 2025, Greqia regjistroi 96 raste dhe 9 viktima, ndërsa këtë vit këto shifra janë arritur që në mesin e muajit gusht.

NEWS  SPAK: Ka prova të reja për Ballukun, kriminelët kërcënuan në emër të sajSpecialistët shpjegojnë se mosha mbi 60 vjeç është faktori kryesor i rrezikut për zhvillimin e formave të rënda të sëmundjes. Personat e moshuar dhe ata me imunitet të dobësuar kanë shumë më tepër gjasa të zhvillojnë komplikacione neurologjike.

Nuk ekziston vaksinë për njerëzit dhe as trajtim specifik antiviral kundër virusit të Nilit Perëndimor. Për këtë arsye, autoritetet shëndetësore në të dy vendet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin pickimet e mushkonjave duke përdorur repelentë, duke veshur rroba me mëngë të gjata, duke vendosur rrjeta mbrojtëse në dritare dhe duke eliminuar ujin e ndenjur, ku shumohen mushkonjat.

Të Ngjashme