Lajme

“Vita”: Rezultatet e AUV tregojnë se produktet tona nuk përmbajnë qumësht pluhur dhe vaj palme

Qumështorja Vita ka thënë se ka pranuar rezultatet nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ku sipas tyre rezultatet tregojnë se produktet e tyre nuk përmbajnë qumësht pluhur dhe vaj palme.

Siç ka njoftuar në Facebook, “Vita” rezultatet janë dërguar sot, pas protestës së fermerëve të mbajtura para Ministrisë së Bujqësisë.

“Pas përfundimit të protestës që u zhvillua nga fermerët, sot më datë (06.07.2026), AUVK na ka përcjellë një email i cili përmban rezultatet e mostrave të produkteve të qumështit VITA nëpërmjet të cilave rezulton se produktet e qumështit Vita nuk përmbajnë qumësht pluhur dhe nuk përmbajnë vaj palme”, thuhet në njoftim.

Poashtu nga kjo kompani është thënë se do të vazhdojnë grumbullimin e përkohshëm të qumështit nga fermerët

“Në anën tjetër, gjatë takimit të sotëm ndërmjet përfaqësuesve të fermerëve, Ministrit dhe përfaqësuesit e Qumështores Vita, ne si Qumështore Vita u dakorduam që të vazhdojë përkohësisht mbledhja e qumështit nga fermerët, ku këtë vendim e kemi marrë për hirë të fermerëve dhe për shkak se Ministri Muja premtoi se rezultatet e analizave të mostrave të marra më datë 02.07.2026 do të publikohen jo më largë se 13.07.2026, ku deri më këtë datë, Vita do të vazhdojë mbledhjen e qumështit”, thuhet në njoftim.

Fermerët, “Vita” dhe Ministria e Bujqësisë arrijnë marrëveshje të përkohshme, grumbullimi i qumështit rifillon nga sonte

Ministria e Bujqësisë: Fermerët janë baza e prodhimit, veprimet e marra nuk janë masa kundër industrisë së përpunimit

Të Ngjashme