Blogerja Vivien Thano ka postuar disa InstaStory ku shihet se është në shtëpinë e reperit Getinjo.
Vëmendje morri teksa ka pozuar me maicë të brendshme të artistit, shkruan “Kosovarja”.
Dyshja që e konfirmuan ndarjen e tyre disa javë më parë po lënë të nënkuptohet se janë ribashkuar.
Jo vetëm kaq, pas një videoje të postuar nga Vivien ku e tregonte barkun e rrumbullakuar la të aludohet se çifti janë në pritje të ëmbël.
Por, dyshja ende nuk kanë konfirmuar asgjë për ndjekësit e tyre./Kosovarja/