Lajme

Vjosa Osmani i prinë listës zgjedhore në LDK, vetë e 20-ta në listë

 

Ulëset e rezervuara për delegatë, jo të gjitha u mbushën.

Dy nga figurat më kryesore të Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti e Hykmete Bajrami, s’u panë në mbledhjen e Këshillit të përgjithshëm këtë të shtunë, ku u votua një vendim goxha i rëndësishëm për partinë.

Këshilli vendosi që në garën zgjedhore, Abdixhiku të jetë kandidat për kryeministër, e Vjosa Osmani, për presidente.

Madje kësaj të fundit iu dha edhe numri i parë në listë.

E veç si prijëse e listës, Vjosa Osmani do të jetë vetë e 20-ta në listën prej 110 kandidatëve për deputetë.

Bashkimin me Vjosa Osmanin e pranoi se s’mund ta ndjejnë të gjithë njësoj, por tha se do e respektojnë të gjithë.

Këtë e tha pasi u pyet konkretisht për mungesën e Hotit e Bajramit.

Abdixhiku i mirëpriti në listë edhe ish-deputetët e grupit parlamentar të Vetëvendosjes që së fundmi u rreshtuan tek Vjosa Osmani, teksa lista e plotë tha se do të bëhet publike më së largu të martën.

Të Ngjashme