Vjosa Osmani ka prezantuar Visar Xanin si pjesë të ekipit të saj, duke e vlerësuar kontributin e tij mbi 18-vjeçar në fushën e komunikimit publik dhe administratës shtetërore.
Ajo theksoi se Xani ka qenë aktiv fillimisht si gazetar dhe analist politik, ndërsa më pas ka shërbyer edhe brenda institucioneve publike dhe organizatave ndërkombëtare.
Osmani vlerësoi rolin e tij në reforma institucionale, komunikim publik dhe ngritjen profesionale të zyrtarëve në Kosovë, duke veçuar edhe angazhimin e tij si Koordinator Nacional i RESPA-s për Kosovën.
