Lajme

Vlerësimet negative ndaj bizneseve, Rama: Me ndihmën e Google po rikthehen yjet e merituara

TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vlerësimet negative të publikuara online ndaj disa bizneseve turistike, hoteleve, bujtinave dhe restoranteve në vend.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama deklaroi se, me ndihmën e kompanisë Google, faqeve të sipërmarrjeve po u rikthehen vlerësimet pozitive që, sipas tij, u ishin hequr në mënyrë të padrejtë.

Kryeministri pretendon se rreth 10 mijë llogari të hapura posaçërisht kanë organizuar një sulm të koordinuar ndaj bizneseve, duke ndikuar në uljen e vlerësimeve të tyre në platformat online.

See also  Desada Metaj “thumbon” deputeten Marjana Koçeku pas largimit nga PS: Nga keci i Ramës te flamingot e protestësSipas Ramës, Policia vijon hetimet për atë që ai e cilëson si një “skemë kriminale”, ndërsa e ka përshkruar situatën si një sulm të organizuar ndaj sipërmarrjeve shqiptare.

“Me ndihmën e Google-it, faqet e sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara me punë e mund të madh”, shkruan Rama në reagimin e tij.

Deri më tani, pretendimet për organizimin e një fushate të koordinuar ndaj bizneseve janë deklarime të kryeministrit, ndërsa hetimet e autoriteteve pritet të përcaktojnë rrethanat e plota të çështjes.

See also  Përplasen dy automjete në vend, lëndohen drejtuesit dhe katër pasagjerëShënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Të Ngjashme