Lajme

Vota me postë në Kosovë: epërsi e thellë për Kurtin, Osmani ndjek nga larg

Deri më tani janë procesuar 36 nga 156 vendvotime (23,08%) nga votat me postë në Kosovë, ku rezultatet paraprake tregojnë një diferencë të madhe mes liderëve kryesorë politikë, përcjell Bota sot.

Sipas të dhënave të publikuara:

Albin Kurti – 8,732 vota

Vjosa Osmani – 1,724 vota

Bedri Hamza – 738 vota

Ardian Gjini – 518 vota

Rezultatet janë ende preliminare dhe pritet që numërimi i votave me postë të vazhdojë në ditët në vijim, çka mund të ndikojë në përqindjet përfundimtare të kandidatëve.

Deri në këtë fazë të procesit, Albin Kurti kryeson bindshëm, ndërsa Vjosa Osmani renditet e dyta me një diferencë të konsiderueshme.

Të Ngjashme