Lajme

Vrasja e Eglant Koçit/ Zbardhen detaje të forta, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit me identitet të rremë dhe…

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Eglant Koçit, si autori Armand Shakaj u fsheh për 10 ditë pas krimit në qarkun e Elbasanit.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se pasi ka eliminuar mikun e tij, autori Armand Shakaj është fshehur në qarkun e Elbasanit. Shakaj duke ndryshuar edhe pamjen për t’u mos u njohur, është fshehur në rrethina të Elbasanit duke qëndruar në hotele dhe apartamente me qira ditore duke paraqitur dokumente fallso identifikimi nëse i është kërkuar.

Shakaj ka qëndruar vetëm me qira ditore dhe nuk ka lëvizur me mjete personale por me taksi. Dyshohet se gjatë kësaj periudhe është fshehur edhe në zonën e Peqinit dhe Cërrikut me të njëjtën metodë duke qëndruar në hotele dhe apartamente me qira ditore dhe duke lëvizur me taksi.

See also  U qëndroi gjithmonë afër pacientëve, ndërron jetë doktor i njohur, njeriu që i dedikoi jetën bluzës së bardhëKëto veprime të Shakajt janë vërtetuar edhe më pas nga hetimet që kryer grupi hetimor.

Kur hetuesit kanë rënë në gjurmë të telefonit të tij celular dhe kanë kuptuar se sinjali i tij pulsonte në qarkun e Elbasanit, janë organizuar operacione për kapjen e tij, por Shakaj ka humbur sërish gjurmët duke u larguar nga qarku i Elbasanit.

See also  EKZCLUSIVE/ “Non grata” nga Greqia, Artan Hoxha thyen heshtjen: Pse është e kotë rruga ligjore dhe çfarë fshihet pas paktit të ri!Shakaj vijon të jetë në arrati, ndërsa policia ka dyshime se ai ndihmohet për t’u fshehur nga persona të afërt me të, me të cilët mban edhe kontakte.

Më datë 4 qershor Shakaj vrau mikun e tij Eglant Koçi dhe më pas zhduku kufomën e tij duke e hedhur në majën e Korrës 1450 lartësi në fshatin Cerrujë. Trupi i Koçit u gjet pas dy javësh nga policia.

Të Ngjashme