Policia ka arrestuar një prej personave të përfshirë në vrasjen e shtetasit Elton Javori në vitin 2023 në qytetin e Fierit.
Në pranga ka përfunduar ekzekutori Agim Gashi, ndërkohë që vijon ende puna për arrestimin e vëllait të tij Agim Gashi, i cili gjithashtu është i përfshirë në ngjarje.
Motivi i kësaj ngjarjeje kriminale dyshohet një konflikt për motive të dobëta i nisur disa kohë më parë se të ndodhte krimi mes Agim gashit dhe Elton Javorit.
Javori u qëllua me bvreshëri plumbash teksa po lëvizte me automjet nga një makinë në lëvizje brenda të cilës ishin vëllezërit Gashi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i DVP Fier ka ekzekutuar masën e sigurisë të caktuar nga Gjykata e Fierit për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, për shtetasin K. G., 33 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në vitin 2023, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin A. G., (aktualisht person në kërkim), dyshohet se kanë vrarë për motive të dobëta shtetasin E. J.
Vijon puna për kapjen e shtetasit A. G.”, thuhet në njoftimin e policisë.