Lajme

Vrasje në tentativë në Istog – dy vëllezër sulmohen me thikë, tre të dyshuar në arrati

Dy persona (vëllezër) janë sulmuar fizikisht me mjete të forta-thikë nga tre të dyshuar në Istog.

Policia ka njoftuar se tre të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati.

Sipas policisë, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Autoritetet kanë bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

“Istog  01.05.2026 – 16:05.  Dy viktima meshkuj kosovarë –vëllezër, kanë  raportuar se derisa kanë qenë në veturën e tyre  në afërsi të një autolarje janë sulmuar fizikisht me mjete të forta dhe thikë nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjende në arrati. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./teve1.info/

Të Ngjashme