Lajme

Vrau turistin e huaj në hotelin “Principotes”, zbardhet dëshmia e autorit Sokrat Vata: Thikën e kishte 20-vjeçari, ia mora nga dora! Kërkova që të mbahej qetësi, por…Si nisi konflikti

Zbardhet dëshmia e 29-vjeçarit Sokrat Vata, i dyshuari si autor i vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes, ngjarje e ndodhur diten e djeshme (18 gusht) në hotelin “Principotes” në Ksamil.

Në dëshminë e tij para autoriteteve, Vata ka pretenduar se thika fillimisht ka qenë në duart e turistit portugez dhe se ai ia ka marrë gjatë konfliktit.

“Thikën e kishte portugezi, ia mora nga dora”, mësohet të ketë deklaruar Vata para hetuesve.

Sipas dëshmisë së tij, përpara përshkallëzimit të situatës, ai u ka kërkuar personave të përfshirë në konflikt që të ruanin qetësinë, pasi në ambient ndodheshin edhe persona të tjerë.

“U kërkova të mbanin qetësi, kishte edhe njerëz të tjerë”, ka deklaruar ai.

Por, sipas versionit të Vatës, situata nuk është qetësuar dhe konflikti ka vijuar të përshkallëzohet.

“Ishte e pamundur të mbahej qetësi dhe nisi konflikti”, mësohet të ketë thënë ai.

NEWS  Prokurori në Hagë: Thaçi maskoi realitetin, gënjeu ndërkombëtarët, Rama shpërthen keqTe arrestuarit

Në pranga janë vënë 11 persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Të arrestuarit janë, krahas autorit Sokrat Lipan alias Sokrat Vata, dy turqit që ndihmuan autorin Nuh Mahmutoglu 38 vjeç, dhe Ezgi Perlak 31 vjeçe; Serxhi Selimi, 24 vjeç; Ervis Bunci, 24 vjeç; Ildi Cekani, 21 vjeç; dhe Murat Zhabina 27 vjeç, kamarierë në lokalin “Principote”; si dhe Miosid Matushaj 24 vjeç; Luciano Seferi 44 vjeç; Romeo Shehu 35 vjeç dhe Kristi Koshi 29 vjeç, të cilët ishin pjesë e sigurisë/bodyguard-ëve të lokalit në fjalë. Në kërkim u shpallën David Heurtevent 29 vjeç dhe pronari i lokalit, Bekim Bulica, 36 vjeç.

Autori i krimit u vu në pranga nga policia në Levan të Fierit, në bagazhin e një automjeti, që drejtohej nga shtetasja turke Ezgi Perlak, 31 vjeçe, ndërsa pasagjer ishte shtetasi Nuh Mahmutoglu, 38 vjeç, po ashtu turk.

NEWS  Autobusi PËRPLASET e më pas shpërthen në flakë, 8 viktima dhe 33 të plagosur në TurqiSipas policisë, të dy kishin njohje me Sokrat Vatën dhe e kishin fshehur në makinë me qëllim që ta transportonin drejt Tiranës. Për këtë arsye, ata janë arrestuar për “Përkrahje të autorit të krimit”.

NGJARJA

Sipas hetimeve, ngjarja nisi rreth orës orës 05:15 të 18 gushtit në lokalin “Principote” në Ksamil dhe më pas vijoi në plazhin e “Paradise”. Sokrat Lipan alias Sokrat Vata, 29 vjeç, dyshohet se gjatë konfliktit goditi disa herë me thikë 20-vjeçarin portugez, ndërsa David Heurtevent 29 vjeç, i shpallur në kërkim, dyshohet se e goditi me grushte. Të dy akuzohen për vrasje me dashje në bashkëpunim.

Para goditjes me thikë, në konflikt u përfshinë edhe katër kamarierët e “Principote” Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Ildi Cekani, dhe Murat Zhabina, të cilët sipas policisë goditën me grushte 20-vjeçarin dhe më pas u larguan.

NEWS  Sërish ndryshime, Hita hap garën për tre departamentet kyçe të Policisë së ShtetitNë lokal ndodheshin edhe Miosid Matushaj, punonjës policie; Luciano Seferi, 44 vjeç, punonjës i IEVP Fier, Romeo Shehu, punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër dhe Kristi Koshi, të cilët kishin rolin e bodyguard-ëve. Sipas hetimeve, ata nuk ndërhynë për të parandaluar konfliktin dhe nuk njoftuan policinë pas ngjarjes. Për këtë arsye, akuzohen për moskallëzim të krimit, ndërsa Miosid Matushaj edhe për mosmarrje të masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshme.

Pronari i lokalit Principote, Bekim Bulica ndodhej gjithashtu në ambientet e lokalit kur ndodhi ngjarja, dhe sipas policisë, u largua pa e kallëzuar atë. Ai është shpallur në kërkim për moskallëzim të krimit.

Të Ngjashme