ShowBizzz

Wake Up” rikthehet në Top Channel me Blendi Salajn dhe dy moderatore të reja

Programi radio-televiziv “Wake Up” rikthehet edhe këtë sezon në transmetim të drejtpërdrejtë çdo mëngjes në orën 7:00, në ekranin e “Top Channel” dhe në valët e “Top Albania Radio”.

Të lidhura

None found

Me një kombinim informacionesh, intervistash, lojërash dhe muzike, emisioni synon të shoqërojë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, duke i ftuar të nisin ditën me ekranin e Top Channel dhe Top Albania Radio.

Blendi Salaj vijon të jetë autor dhe drejtues i programit për të pestin vit radhazi. Këtë sezon, atij i bashkohen në studio dy prezantuese të reja, Edea Demaliaj dhe Nikol Projko.

“Wake Up” do të ruajë edhe më tej karakterin e tij të çlirët dhe njëkohësisht të sofistikuar, duke ndërthurur një qasje inteligjente me atë popullore dhe duke përcjellë energji pozitive gjatë mëngjesit.

Emisioni transmetohet nga e hëna në të premte, vetëm në Top Channel dhe Top Albania Radio.

Të Ngjashme