Shkencë & Teknologji

WhatsApp vjen me ndryshime të mëdha për sigurinë e llogarive

WhatsApp ka nisur zbatimin e disa ndryshimeve të reja që synojnë forcimin e sigurisë së llogarive dhe mbrojtjen e përdoruesve nga mashtrimet.

Ndryshimi kryesor lidhet me verifikimin me dy hapa.

PIN-i tradicional gjashtëshifror do të zëvendësohet me një fjalëkalim më të gjatë, i përbërë nga shkronja dhe numra, me mundësi për shtimin e karaktereve speciale.

Fjalëkalimi duhet të ketë së paku tetë karaktere, të përfshijë të paktën një shkronjë dhe një numër.

Përdoruesit që e kanë aktivizuar tashmë verifikimin me dy hapa mund ta zëvendësojnë PIN-in përmes cilësimeve e llogarisë.

Adresa e e-mailit do të ketë rol të rëndësishëm në rikthimin e qasjes në llogari në rast se përdoruesi e harron fjalëkalimin.

Pa një adresë të vlefshme, mundësitë për rikuperimin e profilit mund të jenë të kufizuara.

WhatsApp po zgjeron gjithashtu përdorimin e “passkeys”, të cilat mundësojnë hyrjen përmes shenjës së gishtit, njohjes së fytyrës ose kodit të pajisjes.

Përdoruesit që përdorin pajisje Android dhe iOS mund të shtojnë më shumë se një “passkey”.

Ndryshime po vijnë edhe për thirrjet nga numrat e panjohur.

Në pajisjet Android do të shfaqen informacione shtesë, përfshirë shtetin nga vjen thirrja dhe nëse përdoruesi ka grupe të përbashkëta me telefonuesin.

Sipas WhatsApp-it, këto masa synojnë ta vështirësojnë marrjen e paautorizuar të llogarive dhe t’i ndihmojnë përdoruesit të identifikojnë më lehtë thirrjet e mundshme mashtruese.

Përditësimet po shpërndahen gradualisht.

Të Ngjashme