Xhensila Myrtezaj prej javësh është bërë lajm sa i përket shtatzënisë së dytë.
Lajmet dhe thashethemet nisën pasi në disa paraqitje të saj të fundit i dukej barku më i fryrë se zakonisht.
Xhensila e mohoi tërthorazi duke publikuar një foto ku shfaqte barkun e saj të sheshtë nga palestra.
Por ditën e sotme kjo temë u rikthye sërish dhe shkak u bënë pamjet nga një prej paraqitjeve të fundit para fansave.
Nga kjo paraqitje vet Xhensila ka publikuar pamje nga larg por kanë qenë fansat e pranishëm që me pamjet afër tregojnë barkun që sërish duket i rrumbullakosur dhe i fryrë.