Këngëtari i njohur shqiptar, Ylli Limani, është përballur me një incident të pakëndshëm gjatë pushimeve të tij në Spanja, ku i janë vjedhur sendet personale.
Dyshimet për ngjarjen nisën pasi artisti publikoi një video në TikTok, ku shfaqej duke shijuar kohën e lirë në një barkë nën rrezet e diellit.
Megjithatë, vëmendjen e ndjekësve e tërhoqi përshkrimi i videos, ku ai me nota ironike pyeste se kujt i ishin vjedhur telefoni, portofoli dhe sendet e tjera personale pikërisht gjatë qëndrimit në Spanjë.
See also “Edi Rama o tradhar, jep dorëheqjen sa më parë”, qytetarët pushtojnë rrugët e TiranësPostimi shkaktoi menjëherë reagime dhe pikëpyetje në rrjet, pasi ndjekësit nuk ishin të sigurt nëse bëhej fjalë për shaka apo për një ngjarje reale.
Sipas burimeve të raportuara nga “Prive by Liberta Spahiu”, ngjarja ka ndodhur në të vërtetë. Mësohet se këngëtari ka mbetur pa telefon, portofol dhe sende të tjera me vlerë pasi është bërë pre e vjedhjes gjatë pushimeve.
See also “Jam duke të mbajtur me gjithë zemrën time!”- Mes betejës me kancerin të nënës së saj, Beatrix Ramosaj ndan postimin prekësPavarësisht incidentit, raportohet se artisti ka zgjedhur ta ndajë situatën me ndjekësit në mënyrë sportive dhe se, fatmirësisht, është në gjendje të mirë shëndetësore, duke vazhduar pushimet e tij.
@ylllimanii
kujt ja kane vjedh telefonat e kuletat e kejt senet n’Spanje, kuuuuuujt? 😍😍😍
