Nt/ Kelmendi: Çfarë pune konkrete diplomatike apo konsullore do të kryejë kjo konsullatë?
Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar situatën e krijuar rreth vendimit për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër, duke e kritikuar këtë hap dhe duke thënë se nuk ka asnjë nevojë juridike apo praktike për një përfaqësi të tillë.
Sipas tij, mungesa e një komuniteti të konsiderueshëm serb në këtë zonë ngre dyshime se konsullata mund t’i shërbejë më shumë interesave të Serbisë sesa atyre të Shqipërisë.
“Pse, z. Rama?
Tiranë, ju i dhatë pëlqimin Serbisë për të hapur konsullatën e saj në Shkodër.
Shkaqet pse u dha ky pëlqim nuk dihen. Por pyetja është e thjeshtë: Pse kjo konsullatë në Shkodër?
Në aspektin juridik dhe praktik, nuk duket se ekziston ndonjë nevojë e dukshme për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër. Në qarkun e Shkodrës nuk ka një numër të konsiderueshëm të qytetarëve serbë që do të justifikonte nevojën për një përfaqësi të tillë konsullore.
Atëherë, pse Shkodra?
Në aspektin diplomatik, Shkodra nuk është qendër e marrëdhënieve të drejtpërdrejta me Serbinë dhe as nuk ekziston ndonjë komunitet i rëndësishëm serb që do të kishte nevojë për shërbime konsullore. Prandaj lind dyshimi i natyrshëm se kjo konsullatë mund t’i shërbejë më shumë interesave të shtetit serb sesa interesave të shtetit shqiptar.
Nga këndvështrimi shqiptar, nuk shihet ndonjë dobi konkrete nga kjo përfaqësi” tha ai.
Kelmendi theksoi se nuk ka reciprocitet real në këtë vendim, duke argumentuar se Shqipëria do të kishte më shumë arsye të hapte një konsullatë në Preshevë, ku jeton një komunitet i madh shqiptar.
Ai shtoi se, për shkak të numrit të vogël të serbëve në Shkodër dhe lëvizjes pa viza mes dy vendeve, nuk sheh ndonjë nevojë konkrete për një konsullatë serbe në këtë qytet.
“Po të flasim për reciprocitetin, mund të kuptohej deri në njëfarë mase një marrëveshje nëse, për shembull, Shqipëria do të hapte një konsullatë në Preshevë, ku jeton një popullsi e konsiderueshme shqiptare. Shqipëria ka interesa të drejtpërdrejta për mbrojtjen dhe shërbimin e rreth 100 mijë shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ndërsa në Shkodër numri i banorëve serbë është jashtëzakonisht i vogël.
Prandaj, këtu nuk ka një barazi reale dhe as një reciprocitet me vlerë të mirëfilltë diplomatike.
Problemi bëhet edhe më i madh kur pyet veten: Për çfarë do të shërbejë realisht kjo konsullatë?
Nëse shërbimi konsullor duhet të lidhet me interesat e qytetarëve, atëherë në Shkodër nuk duket se ekziston një nevojë konkrete e qytetarëve serbë që ta justifikojë këtë përfaqësi. Qarkullimi i njerëzve, i mallrave dhe i financave ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë tashmë zhvillohet pa pasur nevojë për një konsullatë në Shkodër. Madje, qytetarët e të dy vendeve lëvizin pa viza”, u shpreh tutje ai.
Në përfundim, Kelmendi kërkoi sqarime nga kryeministri Edi Rama për arsyet e lejimit të hapjes së konsullatës serbe në Shkodër, duke thënë se deri më tani nuk është bërë i qartë asnjë interes konkret i Shqipërisë që e justifikon këtë vendim.
“Pra, çfarë pune konkrete diplomatike apo konsullore do të kryejë kjo konsullatë?
Nuk duket se ka një përgjigje bindëse.
Kjo është arsyeja pse lind dyshimi se pas kësaj lëvizjeje mund të ketë interesa të tjera, përtej atyre që zakonisht justifikojnë hapjen e një konsullate.
Nëse është kështu, atëherë Shqipëria duhet të jetë shumë e kujdesshme. Përfaqësitë diplomatike dhe konsullore nuk duhet të shndërrohen në instrumente që shërbejnë për interesa
