Përdorimi i burimeve shtetërore gjatë fushatave zgjedhore duhet të marrë një trajtim më të qartë ligjor. Ky ishte mesazhi i kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, gjatë një tryeze të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.
Në fokus të diskutimit ishte pikërisht një nga çështjet e ngritura edhe nga OSBE/ODIHR pas zgjedhjeve parlamentare: kufiri mes aktivitetit institucional të qeverisë dhe përdorimit të avantazheve që vijnë nga pushteti gjatë garës elektorale.
Sipas Celibashit, Kodi Zgjedhor ka ende boshllëqe që krijojnë paqartësi për institucionet dhe për organet që kontrollojnë procesin zgjedhor.
“Janë të paktën 5 boshllëqe të rëndësishme të cilat duhen adresuar në reformën e ardhshme zgjedhore”, tha kreu i KQZ-së.
NEWS Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa! Projektligji i qeverisë: Kush ka 2 ose më shumë banesa paguan më shumëNjë nga ndryshimet kryesore që propozon Celibashi është përfshirja në ligj e një përkufizimi të plotë për burimet administrative dhe shtetërore. Sipas tij, në këtë kategori duhet të përfshihen jo vetëm fondet publike, por edhe asetet shtetërore, automjetet, administrata, sistemet elektronike, bazat e të dhënave dhe platformat online të institucioneve.
Për kreun e KQZ-së, një tjetër element që mungon në legjislacion është parimi i neutralitetit institucional. Ai kërkon që ligji të përcaktojë qartë se institucionet publike nuk mund të përdoren për interesa elektorale.
Një problem tjetër, sipas tij, mbetet ndarja mes punës normale të institucioneve dhe aktiviteteve që mund të krijojnë përfitim politik gjatë zgjedhjeve.
NEWS Me 10 milionë lekë të vjetra kapital, Donald Veshaj kërkon leje ndërtimi për kullë 33 kate mbi tokë dhe 4 nëntokë në Vlorë (LEJA)Celibashi solli si shembuj inaugurimet, promovimin e investimeve publike, prezantimin e projekteve të reja apo skemat e reja të mbështetjes financiare, duke kërkuar rregulla më të qarta për periudhën zgjedhore.
Vëmendje të veçantë ai i kushtoi edhe komunikimit institucional, veçanërisht përdorimit të faqeve zyrtare dhe rrjeteve sociale të institucioneve publike.
Sipas tij, këto kanale nuk duhet të kthehen në mjete promovimi politik gjatë fushatave.
Propozimi i pestë lidhet me forcimin e bazës ligjore për kontrollin e burimeve administrative. Celibashi kërkon që një pjesë e rregullave që sot gjenden në vendime të KQZ-së të kalojnë në Kodin Zgjedhor, për të shmangur interpretime të ndryshme.
NEWS DETAJE nga konflikti me a*më në Athinë/ FNSH e ruante në Fier, si përfundoi Titi në Greqi?“Ka nevojë për një filozofi të re rregullatore”, u shpreh ai, duke argumentuar se ndryshimet duhet të garantojnë më shumë siguri juridike për proceset zgjedhore.
Ndërkohë, reforma zgjedhore pritet të vijojë punën edhe pas afatit fillestar. Bashkëkryetarët e komisionit, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, kanë kërkuar zyrtarisht zgjatjen e mandatit deri më 30 nëntor 2026.
Komisioni u ngrit në tetor të vitit të kaluar me një mandat 9-mujor, ndërsa palët politike vijojnë diskutimet për ndryshimet që pritet të prekin sistemin zgjedhor dhe përfaqësimin në Kuvend.
