Lajme

Zbardhet ngjarja e rëndë, burri vret me armë gjahu gruan (EMRAT)

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të enjte në lagjen “Mark Lula”.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 13:30, 62-vjeçari me inicialet Sh. Z. vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, B. Z., rreth 55 vjeçe. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë arrestuar 62-vjeçarin dhe e kanë shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve procedurale.

See also  Shfrytëzonin për prostitucion një vajzë nga Azerbajxhani, në pranga dy persona! Momenti kur dalin me pranga në duar nga banesaGjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit, me të cilën dyshohet se është kryer krimi.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

Të Ngjashme