Ora shënonte 22:10 e 9 korrikut. Ilir Gjini sapo parkoi makinën në lagjen “Erdogan” në Laç, dhe po i drejtohej hyrjes së pallatit ku banonte. Në drejtim të tij u qëllua me armë zjarri, 7 plumba. 40-vjeçari tentoi të largohej me vrap, por agresori e ndoqi deri te hyrja e pallatit, vetëm rreth 100 metra larg Komisariatit të Policisë së Kurbinit. 2 prej plumbave i prekën organet jetësore. Rrugës për në Spitalin e Traumës, ai ndërroi jetë.
Policia u rikthye sërish në vendin e ngjarjes. Gati 12 orë më vonë, shiriti i krimit akoma nuk është hequr. Me provat e mbledhura blutë e Lezhës zbuluan autorin e dyshuar, dhe e shpallën në kërkim, 40-vjeçarin me dy emra, Emiljan ose Artur Suti. Ilir Gjini dhe Artur Suti jetonin në të njëjtën lagje në Laç. Shkak i vrasjes, dyshohet të jetë një konflikte të mundshme mes tyre jashtë vendit ku nuk përjashtohet mundësia të kenë pasur aktivitet kriminal. Hetuesit dyshojnë se autori është ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar nga zona, por deri më tani bashkëpunëtorët e mundshëm nuk janë identifikuar.
Në vendngjarje është gjetur dhe një pistoletë, e cila është dërguar për ekspertizë, dhe ka dyshime se mund të ketë qenë e viktimës. Palët, kishin pasur edhe një konflikt verbal pak momente para vrasjes, teksa ishin pikasur në qendër të Laçit. I dyshuari, Emiljan Suti ka precedentë të theksuar kriminal, i dënuar me 5 vite burg për kanosje për shkak të detyrës, armëmbajtje pa leje, i arrestuar edhe në Belgjikë për vjedhje.
See also Përplasi për vdekje në gjendje të dehur 2 fëmijët, shoferi me skedë të ‘zezë’ shkeljesh, e ‘falën’ kur e kapën 2 herë15 vjet më parë Emiljan Suti arriti t’i shpëtojë edhe një atentati para komisariatit të Kurbinit. Ai kishte marrë leje për të dalë nga burgu, kur nga një makinë u qëllua me breshëri plumbash, që për fat nuk e kapën. Ai është vëllai i Gentian Sutit, i konsideruar “i forti” i Laçit. Mbi 15 vite më parë, dy vëllezërit janë dënuar me nga 5 dhe 4 vite burg, pasi hapën zjarr pas një përplasje pasi policia i kishte ndaluar për kontroll. Ilir Gjini, me origjinë nga Miloti, por me banim në Laç, kishte edhe 3 mbiemra të tjerë, Kokaj, Lika dhe Nure.
Arsyeja e ndërrimit të mbiemrave, dyshohet të ishte e kaluara e tij problematike, përfshirë vjedhje të banesave të Itali, për të cilën është arrestuar bashkë me vëllain në 2013-ën. Njoftimi i policisë: Zbardhet dhe dokumentohet autorësia e vrasjes së kryer në Kurbin. Identifikohet autori kryesor i dyshuar i krimit, një 40-vjeçar me precedent të theksuar kriminal, brenda dhe jashtë vendit. Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tij. Si rezultat i hetimeve intensive dhe profesionale, të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga ekspertë të strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Kurbin, nën drejtimin e Prokurorisë, menjëherë pas vrasjes me armë zjarri të shtetasit I. Gj., alias I. L., alias I. K., alias I.
See also Nafta në shtetin fqinj 60 lekë më lirë, qytetarët dynden drejt Maqedonisë së Veriut, fluks në kufi: Mbetet alternativa jonë më e mirë!N., rreth orës 22:10 të datës 09.07.2026, në Kurbin, u bë i mundur identifikimi i autorit kryesor të dyshuar të këtij krimi. Konkretisht, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi E. S., alias A. S., 40 vjeç, banues në Laç. Nga verifikimet rezultoi se 40-vjeçari ishte dënuar më parë me 5 vjet burgim për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, si dhe ka precedent penal për armëmbajtje pa leje. Gjithashtu, rezulton i arrestuar në Belgjikë për vjedhje.
Për kapjen e 40-vjeçarit, në ndihmë të Policisë vendore janë angazhuar edhe shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër. Kontrollet vijojnë intensivisht. Ndërkaq, hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
