ShowBizzz

Zbulohen disa nga emrat që kanë marrë ftesë për në “Big Brother VIP Albania”

Tashmë është bërë e ditur që Big Brother VIP do të nis nga janari.

Gjatë kësaj kohe janë përfolur disa emra që mund të shohim në shtëpinë e famshme. Arbër Çepani është një ndër personazhet që ka marrë ftesë. Kujtojmë se ai është fituesi i edicionit të parë të “Big Brother”, ndaj edhe prania e tij në këtë format, do të sjellë eksperiencën e fituesit.

Një tjetër emër që është përfolur për t’iu bashkuar kastit është edhe Zamira Kita. Një emër që padyshim do të premtojë shumë të papritura nëse bëhet pjesë e “Big Brother VIP” është edhe Ledjan Agalliaj. Të gjithë e njohim tanimë balerinin si partnerin e këngëtares, Elhaida Dani.

TS Poll - Loading poll ...

Ndërkohë një tjetër emër që duket se e ka shprehur vetë dëshirën për të qenë pjesë e këtij formati është edhe Adelina Tahiri.

Kujtojmë se ndër emrat e tjerë që përfliten se do t’i bashkohen “Big Brother VIP Albania” jane: Romeo Veshaj, Roza Lati, Alandi (partneri i Palomës), Meriton Mjekiqi dhe Dea Vieri.



lokimagazine