Këngëtarja e njohur, Kida, i ka dhënë fund beqarisë me një dasmë madhështore të organizuar në Romë.
Në mesin e të ftuarve kanë qenë të pranishme edhe shumë figura të njohura publike, ndërsa ceremonia ka tërhequr vëmendjen e madhe në rrjetet sociale.
Megjithatë, sipas raportimeve, në dasmë kanë munguar një numër i madh familjarësh. Arsyeja thuhet se lidhet me shpenzimet që të ftuarit është dashur t’i mbulojnë vetë, shkruan “Kosovarja”.
Udhëtimi drejt Romës dhe akomodimi thuhet se kanë qenë përgjegjësi financiare e të ftuarve, gjë që mund të ketë bërë që shumë familjarë të mos mund të marrin pjesë në këtë ngjarje të veçantë.

