ShowBizzz

Zbulohet renditja e klikimeve në BBVK 5, ja cili nga banorët po thyen rekorde

Vëmendja e publikut ndaj banorëve të “Big Brother VIP Kosova 5” po pasqyrohet edhe në audiencën që ata marrin në rrjetet sociale.

Përmes një vëzhgimi të shikimeve të videove të publikuara në faqen zyrtare të edicionit, është bërë e mundur krijimi i një renditjeje sipas shikueshmërisë që po marrin konkurrentët.

Në vendin e pestë të kësaj liste renditet Bejta, videot e të cilit kanë arritur deri në 600 mijë shikime, me materiale të tjera që kapin shifrat e 300 mijë dhe 200 mijë shikimeve.

Para tij, në vendin e katërt, ndodhet Zoja Nushi, e cila numëron një video me 1 milion shikime, ndërsa materiale të tjera të saj regjistrojnë përkatësisht 400 mijë dhe 300 mijë shikime.

Vendi i tretë ndahet mes Fuegos dhe Oleçkës, të cilët kanë gjeneruar shifra të konsiderueshme shikimesh në videot e tyre, ku dallohen materiale me 1.4 milion, 900 mijë dhe 600 mijë shikime.

Në pozicionin e dytë gjendet Klejda, e cila ka arritur të prekë shifrën prej 1.5 milion shikimesh me një video të vetme, ndërsa videot e tjera të saj kapin deri në 500 mijë shikime.

Kryesimi i renditjes i takon Anjezës, e cila numëron një video me 1.5 milion shikime dhe një tjetër me 1.1 milion shikime, përveç materialeve të tjera që rrotullohen rreth 500 mijë shikimeve. Ekzistenca e një videoje të dytë që tejkalon pragun e një milioni e pozicionon atë përpara Klejdës në këtë krahasim të shikueshmërisë.

Kjo renditje pasqyron vetëm ecurinë e videove të marra në shqyrtim dhe nuk përfaqëson totalin e shikimeve për secilin banor apo votat përfundimtare të publikut.

Kujtojmë se Anjeza ka qenë në qendër të vëmendjes edhe më parë brenda shtëpisë, ku Vëllai i Madh i dha mundësinë për të ndryshuar lojën rrënjësisht përmes një fuqie të re që i u besua.

Të Ngjashme