ShowBizzz

Zbulohet surpriza e madhe: Katy Perry vjen në Prishtinë për “Sunny Hill Festival!”

Këngëtarja e njohur amerikane Katy Perry do të jetë një nga yjet kryesorë që do të performojë në edicionin e sivjetëm të festivalit “Sunny Hill Festival” në Prishtinë.

Lajmi është konfirmuar nga organizatorët e festivalit, të cilët kanë publikuar edhe një bisedë mes Dua Lipa dhe Katy Perry, ku artistja amerikane konfirmon pjesëmarrjen e saj në Kosovë për verën e këtij viti.

Të lidhura

None found

“Sunny Hill Festival” do të mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht, duke sjellë në Prishtinë disa prej emrave më të njohur të skenës muzikore ndërkombëtare.

Organizatorët kanë bërë të ditur se në ditët në vijim pritet të konfirmohen edhe të paktën dy artistë të tjerë të mëdhenj, të cilët do të plotësojnë line-up-in e këtij edicioni.

Festivali, i njohur si një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në rajon, pritet të tërheqë mijëra fansa nga e gjithë bota.

Të Lidhura:

  1. Sunny Hill Festival ‘pushton’ Prishtinën – mbi 95 për qind e apartamenteve janë rezervuar
  2. Dua Lipa pritet të mbërrij në Prishtinë, në prag të “Sunny Hill Festival”
  3. Dua Lipa dhe i fejuari i saj shijojnë jetën e natës në Prishtinë
  4. Mozzik për protestën në Prishtinë: Ky popull frymon UÇK, sot nuk ka mungesa

Të Ngjashme