Zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka tha se Lëvizja Vetëvendosje, partia që qeveris me vendin, është “ballhapur” përpara temës së Gjykatës Speciale, meqenëse nuk e ka votuar themelimin e saj në vitin 2015.
Postimi i Arlind Manxhukës në Facebook:
Nuk ka subjekt politik më konsistent se Lëvizja VETËVENDOSJE!
Ballhapur përpara secilës temë. Edhe karshi Gjykatës Speciale. Protestuam me kohë, ngritëm alarmin kur duhej, treguam me vakt.
Sot, sërish ballhapur, votuam PËR në propozimin e atyre që më 2015 nuk na dëgjuan.
E ju goditni! Goditni deputetët e LVV-së, ushtarët e UÇK-së, të burgosurit politik, vëllezërit e dëshmorëve.
Ndërgjegja jonë politike është e pastër. Si loti.
