Lajme

Zemaj: Kemi një ngërç kushtetues, një bllokadë të Kuvendit të Kosovës nga LVV

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka bërë të ditur se grupi parlamentar i kësaj partie do të diskutojë sot për zhvillimet e fundit politike dhe hapat që do të ndërmerren më tej, në një kohë kur vendi po përballet me ngërç kushtetues.

Zemaj ka thënë se ajo se çfarë dihet deri më tani është se Kosova ka një Kuvend të bllokuar nga partia e parë fituese në zgjedhjet e 7 qershorit.

“Po, ne njëherë kemi mbledhje të shohim edhe të gjithë deputetët sot janë, ta shohim edhe komunikimin që ka edhe kryetari i LDK-së. Sot pas takimit sigurisht merrem vesh për të gjitha çka ka ndodhë këto dy-tri ditë edhe të shohim si do të ecim tutje. Ajo çka dihet është që kemi një ngërç kushtetues, kemi një bllokadë te Kuvendi i Republikës së Kosovës sepse nga lëvizjet vendimmarrëse, ose më mirë të themi nga kryesuesi i tashmë e seancës dhe kjo është duke dëmtuar edhe demokracinë, por është edhe një farë stagnimi, ndoshta që do të kishte lëvizje pozitive për konstituimin e Kuvendit edhe krijimin e institucioneve të reja”, tha ai./teve1.info/

Të Ngjashme