Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Durmishi, është shprehur optimist për arritjen e një zgjidhje për çështjen e presidentit.
Durimishi tha se është domosdoshmëri të arrihet një ujdi për të parin e vendit që mos të shkohet edhe një herë në zgjedhje të reja.
Durmishi: Të arrihet një marrëveshja për president
“Po shpresojmë që sa më shpejt të bëhet marrëveshja që mos të shkojmë edhe një herë në zgjedhje”, theksoi ai.
Megjithatë, ai nuk tregoi se kush janë emrat e propozuar për president dhe se a ka ndonjë dakordim konkret.
Kush janë emrat e propozuar për president nga LVV-ja?
“Nuk e di”, shtoi Durmishi.
Këto komente, Durmishi i bëri pas betimit si anëtar i ri i LVV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
