Dy persona janë raportuar të zhdukur në Viti gjatë ditëve të fundit.
Sipas raportit të Policisë, në rastin e parë, një grua ka raportuar më 12 gusht se vëllai i saj, i cili ka probleme psikike, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Ndërsa në rastin e dytë, një prind ka raportuar se djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, ndërsa vendndodhja e tij aktualisht nuk dihet.
Policia ka bërë të ditur se të dyja rastet janë duke u hetuar.
