Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur në Fushë-Kosovë, pasi familja e saj ka humbur kontaktet me të që nga mbrëmja e 12 majit.
Sipas informacioneve nga Policia e Kosovës, rasti është paraqitur më 13 maj nga babai i vajzës, i cili ka deklaruar se e bija ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “Bedri Pejani”.
Sipas ankuesit, familjarët nuk kanë arritur të marrin asnjë informacion për të miturën që nga momenti i largimit të saj.
Autoritetet kanë bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Person i zhdukur” dhe tashmë ndodhet në procedurë hetimore. /teve1.info/
