Një person është raportuar i zhdukur në Gjakovë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Sipas policisë, rasti është paraqitur më 9 maj 2026 nga një grua, e cila ka deklaruar se bashkëshorti i saj ishte larguar nga shtëpia një ditë më parë dhe që atëherë nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.
Autoritetet kanë njoftuar se personi i zhdukur dyshohet të jetë përdorues i substancave narkotike.
Lidhur me rastin është informuar prokurori kompetent, ndërsa policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e rastit.
