Lajme

Zjarr në një pallat në Vlorë, flakët përfshijnë një apartament në katin e tretë, banorët në panik

Një zjarr ka rënë në një pallat në rrugën Transballkanike në Vlorë, duke përfshirë një apartament në katin e tretë.

Flakët dhe tymi i dendur kanë alarmuar banorët e pallatit, të cilët kanë dalë menjëherë jashtë banesave për shkak të rrezikut.

Pas njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

NEWS  A do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat ditën e nesërmeDeri tani nuk ka informacion për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën për të lehtësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Të Ngjashme