Lajme

Zjarri i sotëm në një objekt në Prishtinë, reagon komandanti i zjarrfikëseve, falënderon ekipet që intervenuan: U shua m

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi, ka reaguar pas zjarrit që përfshiu kulmin e një ndërtese gjatë ditës së sotme në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Gashi ka bërë të ditur se ekipet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë me profesionalizëm dhe përkushtim, duke arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin me sukses.

Ai ka falënderuar edhe të gjitha institucionet që ndihmuan gjatë operacionit, përfshirë Policinë, ekipet e urgjencës mjekësore, DSE-në, ekipin e Komunës së Lipjanit dhe KRU “Prishtina”, për mbështetjen e dhënë.

Gashi ka vlerësuar lart angazhimin e zjarrfikësve, duke theksuar se ata dhanë maksimumin në përballje me flakët.

“Ju lumtë të gjithë kolegëve për angazhimin, sakrificën, guximin dhe profesionalizmin e treguar në kryerjen e detyrës”, ka shkruar ai.

Të Ngjashme