Lajme

Zjarri në Porto Palermo/ I plagosuri rrëfen momentet e shpërthimit: Benzina kishte rrjedhur nga motori gjatë

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i rëndë i ndodhur në Porto Palermo, ku katër persona mbetën të plagosur pas zjarrit që përfshiu një gomone gjatë punimeve për riparimin e motorit.

Një prej të plagosurve, Xhemal Ismaili, i cili ka pësuar djegie në rreth 50% të trupit, ka treguar momentet e para të ngjarjes teksa po futej në autoambulancë për t’u transportuar drejt Tiranës.

NEWS  U qëllua me armë zjarri në një hotel në Tiranë, detaje nga plagosja e 18-vjeçares! Punonjësja e dërgoi studenten në spital me plagë në kraharorIsmaili ka rrëfyer se në momentin e shpërthimit ndodhej së bashku me katër persona të tjerë pranë gomones, ndërsa benzina që kishte rrjedhur gjatë punimeve në motor është përfshirë papritur nga flakët.

Sipas dëshmisë së tij, shpërthimi ka qenë i menjëhershëm, duke shkaktuar djegie të rënda tek ai dhe personat e tjerë që ndodheshin pranë.

NEWS  “Iu thashë mos bëni zhurmë, por më …”/ Flet polici që u dhunua, nga grupi i të rinjveI plagosuri është transportuar me autoambulancë drejt Tiranës, ku do të marrë një trajtim më të specializuar për shkak të dëmtimeve të marra.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit dhe shkakun e shpërthimit në Porto Palermo.

Të Ngjashme