Lajme

Zogaj: Ahmet Krasniqi kishte bërë marrëveshje për të marrë armë nga Izraeli për luftën në Kosovë

Njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skënder Zogaj vlerëson se vrasja e ish-kolonelit të UÇK-së, Ahmet Krasniqit në Tiranë gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka qenë sakatim për betejën por çlirimin e Kosovës.

“Vrasja eAhmet Krasniqit ka qenë sakatim i luftës dhe lirisë së Kosovës. Ai ishte i bindur se lufta do të fitohej. Kishte edhe shumë informata. Ahmet Krasniqi kishte bërë një marrëveshje për të marrë armë nga Izraeli për luftën në Kosovë. Me vrasjen e tij, ato armë nuk erdhën kurrë. Ato armë ishin më të mirat dhe më të sofistikuarat e kohës. Vrasja e Ahmet Krasniqit e ka vrarë luftën e vërtet të Kosovës”, deklaron Skënder Zogaj në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Tutje, Zogaj pohon se për vrasjen e Krasniqit, pas luftës janë bërë shumë dezinformata.

“Pas luftës kishte tendenca për ta ulur vlerën e tij duke thënë se e ka gruan serbe. Janë bërë shumë dezinformata. Tashmë shumë njerëz thonë se po të ishte gjallë Ahmet Krasniqi do të ishin gjërat ndryshe. Me vrasjen e tij është vrarë edhe lufta e Kosovës”, vlerësoi Zogaj.

Të Ngjashme