Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën janë shqyrtuar dhe aprovuar dokumente dhe kërkesa të rëndësishme në sektorin energjetik.
Sipas njoftimit, Bordi ka aprovuar Planin Zhvillimor Pesëvjeçar dhe Planin Zhvillimor Dhjetëvjeçar të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.
Po ashtu, janë shqyrtuar komentet e NH “Ibër Lepenc” Sh.A lidhur me njoftimin për mospajtueshmëritë e konstatuara.
Në këtë seancë, Bordi ka shqyrtuar dhe aprovuar edhe 21 kërkesa për marrje të autorizimit për vetë-konsum, me kapacitet total të instaluar prej 400 kWh.
Pjesë e diskutimeve kanë qenë edhe çështje të tjera që lidhen me funksionimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.
ZRRE ka bërë të ditur se të gjitha vendimet e Bordit do të publikohen në faqen zyrtare elektronike.
