Kuriozitete

6 vendet e botës, në të cilat dielli nuk perëndon ose lind për muaj të tërë

Shqipëria është në një pozicion mjaft të ekuilibruar për sa i përket ditëve dhe stinëve, por disa vende janë paksa jashtë kësaj situate.

Aq sa në shumë prej tyre dielli ose nuk perëndon kurrë ose nuk lind kurrë për muaj të tërë!

Por, cilat janë 6 nga vendet në mbarë botën ku ndodh kjo gjë?

ISLANDA

Nga 10 maji deri në fund të korrikut, dielli nuk perëndon kurrë në Islandë.

NORVEGJI

I njohur gjithashtu si Toka e Diellit të Mesnatës, Norvegjia nuk sheh kurrë një perëndim dielli për 76 ditë. Drita e ndritshme e diellit mbështjell të gjithë zonën për rreth 20 orë në ditë. Nga 10 prilli deri më 23 gusht, dielli shkëlqen pandërprerë në Svalbard, Norvegji, vendbanimi më verior në Evropë.

NASA Holds First Public Meeting of Expert Panel on UFO Sightings
Keep Watching

ALASKA

Në Alaskë, dielli nuk perëndon kurrë nga fundi i majit deri në fund të korrikut.

SUEDI

Dielli është gjithmonë sipër në Suedi gjysmën e vitit. Nga fillimi i majit deri në fund të gushtit, dielli perëndon në mesnatë dhe lind përsëri në katër të mëngjesit.

FINLANDA

Në shumicën e pjesëve të Finlandës, vendi i mijëra liqeneve dhe ishujve, dielli nuk perëndon për 73 ditë. Si rezultat, njerëzit në këto rajone flenë më pak në verë dhe më shumë në dimër, sepse janë vazhdimisht të ekspozuar ndaj rrezeve të diellit.

NUNAVUT, KANADA

Nunavut ndodhet në rajonin veriperëndimor të Kanadasë dhe merr rreth dy muaj rreze dielli të pandërprerë. Por në dimër, dielli nuk lind kurrë për një muaj në këtë rajon.