Lajme

74 raste të helmimit në ‘SachPizza’, MSh: Burimi i infeksionit mund të jetë edhe ushqimi i kontaminuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike (QRSHP) Prishtinë deri të martën ka identifikuar 74 raste të helmimit, të lidhura epidemiologjikisht me konsumimin e ushqimit në disa pika të SachPizza në Prishtinë.

Nga 74 rastet e evidentuara, 29 pacientë janë hospitalizuar, ndërsa 45 janë trajtuar në mënyrë ambulatore.

Ministria e Shëndetësisë në përgjigjen për gazetaren Arbreshë Uka, ka deklaruar se në mostrat e pacientëve e marra nga pacientët është konfirmuar prania e bakterit Salmonella Enteritidis, ndërsa mostrat e ushqimit dhe strishot e marra nga ambienti kanë rezultuar negative.

“Pacientët kanë shfaqur barkqitje, të vjellura, ethe, temperaturë dhe plogështi. Në mostrat e pacientëve është konfirmuar bakterien Salmonella Enteritidis. Mostrat e ushqimit dhe strishot e ambientit kanë rezultuar negative.

Megjithatë, thuhet se nuk përjashtohet mundësia që burimi i inekfsionit të ketë qenë ushqimi i kontaminuar.

“Lakorja epidemiologjike tregoi një rritje të shpejtë me kulmim më 10 korrik dhe rënie të menjëhershme pastaj, gjë që konfirmon një shpërthim nga një burim i përbashkët me ekspozim të kufizuar në kohë.”

Mungesa e Salmonellës në mostra në momentin e kontrollit nuk e përjashton mundësinë që burimi i infeksionit të ketë qenë ushqimi i kontaminuar më herët. Të dhënat epidemiologjike tregojnë lidhje të fortë me këtë operator.” 

Të Ngjashme