Lajme

KFOR-i dhe ambasadori italian diskutojnë për sigurinë dhe bashkëpunimin në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Sipas njoftimit të KFOR-it, në fokus të takimit ishte rëndësia e unitetit të qëllimit dhe koordinimit ndërmjet të gjithë aktorëve të brendshëm.

KFOR-i ka ritheksuar përkushtimin për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe për të kontribuar në stabilitetin rajonal, përmes komunikimit dhe bashkëpunimit të hapur, transparent dhe të vazhdueshëm.

Të Ngjashme